Basha

Nga mbledhja e grupit të demokratëve Lulzim Basha akuzoi krerët e mazhorancës se mbyllën një ndër aferat më të mëdha korruptive, atë të CEZ-it, çështje që sipas tij u diktua nga pazaret mes dy aleatëve.

Basha tha se opozita nuk do të ndalet deri në zbardhjen e plotë të sakndalit të CEZ-it dhe si sfidë për dy aleatët qeverisës Basha tha se demokratët do t’i qëndrojnë hetimit ndërkombëtar për këtë çështje.

Sipas Bashës afera me CEZ nuk është vetëm një shqetësim i opozitës, por dhe qytetarëve të cilët i ftoi t’i bashkohen Partisë Demokratike për t’i dhënë fund paligjshmërisë e korrupsionit.

Tv Klan