Lulzim Basha hodhi poshtë çdo skenar për dhunë në protestën e së hënës dhe rikthim të ngjarjeve të 97-ës.

“S’ka dhe s’ka për të pasur dhunë por qëndresë paqësore ditën e hënë. Na akuzon se bëmë 97-n, në fakt i ka në krah me Ruç e të tjerë, 97-n për prapanicën tende s’do behet më kurrë populli s’do përçahet por të vendosur për ta çuar betejën deri në fund me fitore pa u këputur një lule, paqësore, hiq dorë nga përçarja e kërcënimet…”, tha Basha. 

Nga çadra e opozitës Basha foli për portale të paguara nga qeveria që kërkojnë të përcjellin idenë se edhe Bashkimi Evropian është i shqetësuar për skenarët e dhunës.

Sipas kreut të Partisë Demokratike, pas gjuhës kërcënuese të kryeministrit sheh përpjekjet e Ramës për të dështuar negociatat që pritet të nisin në 25 prill me ardhjen në Tiranë të zëvendës¬presidentit të Partisë Popullore Europiane David McAllister.

 “Ai thotë për karrigen time si hap rrugë zgjidhjeve të lira e të ndershme. Mbajeni mend Rama këto 48 orë ka paralajmëruar dështimin e negociatave pa mbërritur ndërmjetësit europian.”

Si shenjë për dështimin e negociatave Basha sheh heshtjen e kryeministrit për dy propozimet e opozitës për vetingun dhe zgjedhjen e presidentit nga populli.

“Heshtje për ofertën e presidentit se ka hyrë populli në mes. Heshjte për ofertën e vettingut.”

Kryeministrin e paralajmëroi se çdo tentativë për të emëruar opozitën do ta çojë drejt fundit të tij politik.

“Të bëjë gati valixhet e të shkoje në azil para se populli ta ngrejë zgupthi.”

Basha iu drejtua me një thirrje edhe ambasadorit amerikan, Donald Lu.

“T’i heqë vizën amerikane Edi Ramës që është faktuar si shkelës i ligjit përmes donacionit ilegal në fushatën e Presidentit Obama. S’mund të ketë dy standarde, dikujt i hiqet dikush e mban.”

Tv Klan

——

Basha: Opozita nuk pranon pazar në kurriz të zgjedhjeve me postin e Presidentit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot se opozita nuk pranon asnjë pazar politik në kurriz të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me postin e Presidentit.

“Kanë  nxjerrë në tregun e gjësë së gjallë postin e Presidentit të Republikës sikur të ishte viç dhe jo institucioni që duhet të përfaqësojë unitetin e popullit. E kanë nxjerrë në pazar për të joshur dhe mëkuar politikën opozitare… Dje e ka marrë përgjigjen, opozita as nuk kërkon dhe as nuk pranon pazar politik në kurriz të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me postin e Presidentit të Republikës. Presidenti i Republikës në konceptin e republikës së re së dhe jo të pazarit të republikës së vjetër i takon popullit dhe do të zgjidhet nga populli me votë direkt.

Basha tha se përballë këtij propozimi ka heshtur edhe Edi Rama edhe Ilir Meta.

“Pse kanë heshtur? Sepse është futur populli në mes dhe ka prishur pazarin. Ja ku duket qartë komploti politik kundër qytetarëve që e ka emrin republika e vjetër. Në vend që të çoheshin të dy dhe t’i bashkoheshin propozimit tonë dhe tuaj për një president nga populli kanë 24 orë që të dy heshtin.”

Basha foli në ditën e 64-t të protestës së opozitës në Çadrën e Lirisë, para kryeministrisë dhe tha se Edi Rama ka paralajmëruar dështimin e negociatave ende pa mbërritur negociatorët Evropianë. Negociatorët europianë pritet të mbërijnë në Tiranë ditën e hënë. 

Sot na flet për 97-ën, në fakt ata që e bënë 97-ën i ka në krah, me Gramoz Rucin dhe me të gjithë me shokë i ka në krah, shumica e këtyre që shikon këtu as nuk kishin lindur në atë kohë. Por ta kesh të qartë, 97 për prapanicën tënde nuk do të bëhet më kurrë në Shqipëri.

”/tvklan.al