Ndonjëherë motër mund të konsiderohet edhe dikush me të cilën nuk ndan të njëjtin gjak. Sigurisht kjo nuk mund të ndodhë në një ditë, por është fryt i një marrëdhënieje reciproke, të shtrirë në kohë…

Të ftuara këtë të enjte tek “Rudina” në Tv Klan, ishin ish-zëvendësministrja e Arsimin, Nora Malaj dhe themeluesja e qendrës “Xhoi & Xhulia, Xhoi Jakaj, pikërisht për të rrëfyer marrëdhënien e tyre 21-vjeçare si mikesha shumë të afërta me njëra-tjetrën. Jakaj tha se frymën e dashurisë për Norën e ka futur në familje, aq sa vajzat e thërrasin teze. Madje ajo tregoi se bashkëshorti i saj, pavarësisht se një socialist i flaktë, votën e dha për zonjën Malaj.

“Unë për Norën kam investuar shpirtërisht, për shembull vajzat e mia i thonë teze. Xhulia, vajza e madhe që është psikologe, e kanë ditëlindjen me 28 njëra dhe 29 tjetra dhe ne e kemi festuar në Bruksel të treja bashkë para 2-3 vitesh. Unë vjet promovova librin tim të radhës dhe Oriola ishte jashtë më mori: çfarë do bësh ma, çfarë do veshësh, po teze Nora çfarë do veshë? Pra unë e kam futur frymën e dashurisë në familje. Bashkëshorti im për shembull, është shumë socialist, ndër socialistët më të ‘çmendur’ në Shqipëri, dhe tha unë këtë herë do votoj për Norën, sepse Nora është mikesha jote dhe unë kaq nder mund t’ia bëj Norës. Kështu që nuk votoi vëllain tim, por votoi Norën, sepse fryma dhe dashuria është futur brenda familjes dhe duke qenë brenda familjes unë jam tashmë një mike shumë solide dhe miqësia jonë vetëm fuqizohet”./tvklan.al