Familja Mema ka mohuar të ketë gisht në masakrën e Elbasanit mbrëmjen e së mërkurës që shkaktoi 3 viktima dhe 8 të plagosur.

Pjesëtarë të saj janë ndjerë të kërcënuar që pas vrasjes së Fadil Memës në 12 mars të vitit të shkuar në Torino.

Përmes një letre drejtuar kryeministrit italian Mateo Renci dhe Presidentit Serxho Matarela, bashkëshortja e tij, Majlinda Ibrahimi kërkonte ndihmë për vete dhe fëmijët.

Letra u bë publike nga e përditshmja italiane “La Stampa” në 16 mars të vitit të kaluar.

Nga dhimbja ju drejtohem ju, të nderuar Sergio Mattarella e Matteo Renzi, për t’ju thënë që në mes të gjithë horrorit që po më lodhte, mblodha guximin dhe forcën për t’ju kërkuar ndihmë për mua dhe për tre fëmijët e mi, pasi nëse nuk na ndihmoni , atëherë do na vrasin të gjithëve një e nga një.

Mafia shqiptare nuk njeh kufij dhe ndaj nesh ka një vendim, një dënim i pashmangshëm

Në thirrjen e saj për drejtësi Majlinda shkruan:

Ju kërkoj juve, që të kapen fajtorët, të cilët prej 10 vitesh kanë shkatërruar ëndrrën e tim shoqi dhe të fëmijëve të mi për të jetuar larg luftërave të cilave ne kurrë nuk u përkisnim. Ne jemi gati që të ndryshojmë qytet, emër, shtëpi, gjithçka, por nuk mund të rrimë të shtypur minutë pas minuti si në një gijotinë”

Fadil Mema u vra në mars të vitit të kaluar në Torono. Dy persona e qëlluan me 7 plumba sapo doli nga banesa e tij për të shkuar në punë, në shpërndarjen e gazetave.

Tv Klan