Tre pika karburanti janë mbyllur dhe 170 të tjera janë në rrezik. Kjo pasi ato nuk kanë aplikuar për t’u pajisur me licencë nga Bashkia e Tiranës, e me pas të shlyejnë taksat. Aksioni është ndjekur nga afër nga nënkryetari i Bashkisë, Arbian Mazniku, i cili u shpreh se do të lejohen të qëndrojnë hapur ata që nuk zbatojnë ligjin.

Nënkryetari i Bashkisë u shpreh se bizneset kanë patur kohën e mjaftueshme ndaj apeloi që të aplikojnë për licencim dhe të paguajnë detyrimet, sepse asnjë s’do tolerohet.

Duke u ndalur në numrin e pikave të karburantit, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në kryeqytet, që në jo pak raste kanë krijuar probleme edhe me sigurinë, Mazniku tha se do të shqyrtohen rast pas rasti edhe nga ana urbanistike.

Tv Klan