Temperaturat e ulëta të Janarit kanë vënë në lëvizje të gjitha strukturat vendore e arsimore për të garantuar proces mësimor sa më optimal për nxënësit e shkollave. Drejtori i Përgjithshëm i Objekteve Publike në Bashkinë Tiranë, Erindi Bejko shprehet se të gjitha institucionet arsimore e kanë funksional sistemin ngrohës.

Edhe drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Servete Maçi”, tha se kushtet në shkolla për të përballuar ditët e ftohta, janë brenda standardeve.

Në ditët në vijim pritet një rënie e temperaturave, ndaj ekipet teknike do jenë në gatishmëri për çdo avari të mundshme në sistemet ngrohëse.

Klan News