BankaBanka Botërore ka miratuar projektin 150 milion dollarësh të qeverisë shqiptare për rimekëmbjen e sektorit energjitik në Shqipëri.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve.

Ky financim do të mbështesë reformat në sektorin energjitik, kryesisht ato në përmirësimin e rrjetit të shpërndarjes dhe qendrueshmërinë financiare të këtij sektori.

Banka Botërore njeh si problematike sfidën financiare me të cilën po përballet sektori energjitik, i cili ka një defiçit prej 550 milioneë dollarësh dhe nje nivel të lartë humbjesh në rrjet apo faturash të pambledhura, që përllogariten në rreth 42 %, çka përbën nivelin më të lartë në rajon.

Sipas Bankës Botërore, për shkak se furnizimi me energji të prodhuar në vend varet nga reshjet, importi i energjise është shpesh i domosdoshëm gjatë stinëve të thata.

Që kur Shqipëria u bë anëtare e Bankës Botërore, në vitin 1991, kjo bankë ka financuar në total 83 projekte, që arrijnë vlerën e 1.95 miliardë dollarëve, në hua dhe grante.

Tv Klan