Banka Botërore e vlerëson Shqipërinë si vendin i cili ka bërë progresin më të madh në rritjen ekonomike të rajonit. Edhe pse konstaton se ekonomia është rritur ndjeshëm nga reformat e ekzekutivit, institucioni më i rëndësishëm financiar në luftën kundër varfërisë ka vlerësime më të ulëta se qeveria për rritjen ekonomike. (grafik)

Banka Botërore bërë thirrje që situata politike të normalizohet dhe të jetë në favor të klimës së biznesit, pasi mund ta dëmtojë atë.

 “Tensione politike ka në çdo vend, dhe mund të jenë normale. Për ne është e rëndësishme që të ecet përpara me reformat”

Për Bankën Botërore i gjithë rajoni i Ballkanit  këtë vit do të përballet me dy lloje risqesh: të jashtme, të ndikuara kryesisht nga dalja e Britanisë dhe situata në Itali e Greqi dhe tensionet e brendshme poltike, duke iu refereuar situatës në Shqipëri e Maqedoni.

Tv Klan