Aleanca për shqiptarët: BDI e ka vendin në opozitë

BDI –ja është e gatshme të futet sërish në koalicion me LSDM-në, por Kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut duhet të jetë shqiptar, që të tejkalohen paragjykimet se maqedonasit etnik kanë monopol ndaj pushtetit ekzekutiv, ka deklaruar Artan Grubi gjatë një interviste për median maqedonase.

 “Nëse në vitin 2017, me 10 deputetë, arritëm që me konsensus ta zgjedhim Talat Xhaferin si Kryetar të Parlamentit, përse tani me më shumë deputetë shqiptarë, të mos kemi mundësi ta zgjedhim Naser Ziberin për Kryeministër”.

Por, nga koalicioni ASH-Alternativa që fituan 12 deputetë pretendojnë për parregullsi zgjedhore. Në pritje të rezultateve zyrtare të zgjedhjeve ata nuk preferojnë një koalicion me BDI-në.

Sulmi kibernetik ndaj sistemit për publikimin e rezultateve të zgjedhjeve nga ana e KSHZ-së ka hapur çështjen e sistemeve të sigurisë së institucioneve shtetërore që si duket nuk kanë nivelin e nevojshëm të mbrojtjes. Për këtë shkak shumë parti kanë dorëzuar vërejtje në KSHZ për parregullsi zgjedhore por edhe gjatë numërimit të votave. 

Tv Klan