Zyrtarë të partisë shqiptare në pushtet në Maqedoni BDI, përmes protestës, kundërshtojnë vendimin për vendosjen e kryqit në Komunën e Butelit.

Nënkryetari i BDI-së dhe njëherësh kryetar i komunës së Çairit Izet Mexhiti përmes protestës, BDI do të pengojë që të manipulohet me simbolin fetar.

Ai i ka bërë thirrje komunës së Butelit, ku pak ditë më parë u vendos gur-themeli ikryqit 56 metërsh ta tërheqë vendimin për ndërtimin e Kryqit gjinant.

Nga ana tjetër, deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti, u shpreh se Shkupi duhet të jetë shembull i bashkëjetesës dhe duhet t’u ngjajë metropoleve bashkëkohore botërore.

Pas përfundimit të protestës, aktivistët dhe zyrtarët e BDI-së vendosën tenda në vendin ku veç më është hedhur gurthemeli, të vendosur për të qëndruar aty deri në tërheqjen e plotë të vendimit për ndërtimin e kryqit.

Tv Klan