Belgjika ka pranuar se ishte në dijeni të kontaminimit të vezëve holandeze, një muaj përpara se çeshtja të bëhej publike.

Sipas Agjencisë së Kontrollit të Ushqimit në Belgjikë, informacioni nuk u bë publik për shkak të dyshimeve mbi hetimet.

Pa dhënë detaje, agjencia belge tha se informuan prokurorin për situatën, të cilën e mendonin si mashtrim.

Megjithatë, testet e vezëve në Gjermani dhe Holandë gjetën përmbajtje të fipronilit kimik, i cili mund të dëmtojë veshkat e mëlçinë dhe gjendrat tiroide. Si pasojë e mos informimit nga ana e autoriteteve belge, në Gjermani besohet se janë shitur rreth 10 milionë vezë të kontaminuara.

Supermarketet në Belgjikë, Gjermani dhe Holandë hoqën miliona vezë nga tregu, pasi Holanda testoi vezët.

Menjëherë më pas, më shumë se 180 ferma të rritjes së pulave u mbyllën në Holandë deri në përfundim të hetimeve.

Hollanda është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të vezëve dhe nënprodukteve të tyre.

Ajo eksporton rreth 65% të 10 miliardë vezëve që prodhohen çdo vit.

Tv Klan