Qeveria e re belge, e udhëhequr nga kryeministri Alexander De Croo, ka pranuar detyrën edhe ka bërë betimin në pallatin mbretëror në Bruksel, në prani të mbretit Filipi.

Me fjalët “Betohem për besnikëri ndaj mbretit, bindje ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të popullit belg”, i pari që bëri betimin ishte De Croo, ai u betua në gjuhën holandeze e po ashtu në Frëngjisht dhe Gjermanisht.

Pas De Croo, i cili do të drejtojë një qeveri koalicioni, betimin e kanë bërë edhe një ekip i përbërë kryesisht nga ministra të rinj, si dhe të udhëhequr nga Pierre-Yves Dermagne, kryetarit të partisë më të madhe të koalicionit. Betimin e vazhduan zv/kryeministrat dhe kolegët e tij deputetë të ndjekur nga ministrat dhe sekretarët e shtetit.

Betimi është një rast solemn dhe ajo që u vu re më shumë në këtë ceremoni ishte fytyra e lumtur e Sophie Wilmes, e cila tanimë nuk do të mbajë barrën e zyrës së kryeministrit, por do të vazhdojë detyrën e saj si gruaja e parë e Belgjikës për punët e jashtme.

Pas përfundimit të ceremonisë, kryeministri Alexander De Croo, publikoi në Twitter një foto të kabinetit të ri qeveritar me mbishkrimin:

“Në këtë krizë të ndjeshme politike, ne jemi të gatshëm të mbrojmë të gjithë ata që janë në vështirësi dhe t’u japim besim e shtyrje atyre që duan të ecin përpara”.

Edhe pse betimi para mbretit në përgjithësi u bë në 3 gjuhë, në ekipin e ri të qeverisë nuk bënte pjesë asnjë gjerman folës vendas. Ndërsa, kujtojmë se Belgjika ishte prej 16 muajsh me një administratë të përkohshme dhe arriti të krijojë qeverinë e re vetëm pas disa javësh bisedimesh dhe me anë të një koalicioni të formuar nga shtatë parti./tvklan.al