Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden e quajti ditën e sotme Japoninë si shtet “ksenofob”. Vërejtjen e tij Biden e bëri pasi sipas tij Rusia, Kina dhe Japonia janë vende të cilat nuk pranojnë emigrantët prandaj dhe ekonomia e tyre ka ngecur dhe nuk performon mirë.

Në një mbledhje fondesh në Uashington, Joe Biden në bashkëbisedim me gazetarët tha: “E dini, një nga arsyet më të rëndësishme pse ekonomia jonë po rritet është për shkak të punës suaj dhe shumë të tjerëve. Pse? Sepse ne mirëpresim emigrantët. Mendoni pas pse Kina është në një situatë shumë të keqe ekonomike? Pse Japonia dhe Rusia kanë probleme?  Sepse ata janë “ksenofob”! Ata nuk i duan emigrantët kur në fakt janë pikërisht ata të cilët na bëjnë më të fortë dhe rrisin ekonominë e vendit.

Japonia ka përjetuar prej kohësh një krizë demografike me pasoja të mëdha për fuqinë punëtore dhe ekonominë e vendit. Po megjithatë ajo dhe shtete të tjera të Azisë Lindore janë larguar kryesisht nga politikat që kanë ndjekur disa vende të tjera për përdorimin e emigracionit si faktor për të forcuar popullsinë dhe ekonominë e tyre.

Kritika e fundit ndaj Japonisë  bien në kundërshtim me fjalimet e Biden kushtuar këtij shteti në deklaratat e mëparshme për mediat. Para disa javësh ai priti kryeministrin japonez Fumio Kishida për një vizitë shtetërore.

“Japonia dhe SHBA ndajnë të njëjtat vlera, të njëjtin përkushtim ndaj demokracisë dhe lirisë së dinjitetit. Dhe sot pa diskutim, aleanca jonë është fjalë për fjalë më e fortë se sa ka qenë ndonjëherë,” tha Biden në darkën shtetërore të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë

Komentet e presidentit Biden vijnë gjithashtu teksa ai po përballet me presion politik në vend mbi politikat e tij të migracionit mes një pale që mbështet emigrantët dhe nga ana tjetër kritikat e palës republikane ndaj fluksit të shtuar të tyre. /tvklan.al