Modelja Bella Hadid ka dëshmuar edhe një herë se nuk duhet të veshë shumë rroba për të pasur sukses në reklamimin e markave të modës. Në fushatën e fundit të Calvin Klein, modelja shfaqet e mbështjellë me rripa lëkurë të markës dhe absolutisht asgjë tjetër. Supermodelja  ka postuar në Instagram një seri fotosh bardh e zi të realizuara nga drejtoresha kreative e revistës Centrefold, Katie Burnett.

Bella më pas pozoi me bluza dhe të brendshme me logon e Calvin Klein. Ajo gjithashtu ka pozuar për foto me xhinse që janë bërë shenjë dalluese e kësaj marke luksoze, duke ndjekur hapat e supermodeleve, përfshirë Kate Moss dhe Naomi Campbell. Të gjitha fotot janë pjesë e një serie prej 50 edicionesh të kufizuara, të cilat kushtojnë rreth 200 dollarë dhe janë shitur në kohë rekord.

Kujtojmë,se Bella Hadid  u shpall femra më e bukur në botë në vitin 2019, sipas hulumtimit të kryer nga kirurgu Julian De Silva. Raportet e fytyrës së saj me 94.35 për qind korrespondojnë me “prerjen e artë”, masë që përfaqëson përsosmërinë fizike. Sytë, vetullat, hunda, buzët, faqet dhe forma e fytyrës së saj janë pothuajse perfekte sipas konceptit të grekëve të lashtë.

Klan News