Deputeti Ben Blushi nuk i ka kursyer as këtë herë kritikat ndaj qeverisë. Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Blushi tha se ky buxhet ka shumë mangësi dhe mungojnë politikat për punësimin, varfërinë, arsimin dhe shëndetësinë.

“Paratë e të varfërve shkojnë tek të pasurit. Më shumë para për koncesionet se për universitetet. Qeveria premtoi shëndetësi falas, por në spitale është një torturë e vërtetë. Nuk ka ilaçe për të sëmurët”.

Sipas Blushit taksohet më shumë “truri” se “dhjami”.

“Të taksosh dhjamin do të thotë të taksosh më shumë atë që ka më shumë. Ndërsa të taksosh trurin atë që ka mësuar më shumë dhe që punon më shumë”.

Blushi u ndal gjithashtu edhe tek koncesionet publik – privat që qeveria e quan PPP. Sipas Blushit 8 koncesionet marrin më shumë para sesa buxheti i parashikuar për studentët./tvklan.al