“Maratona e Këngës” këtë javë u ndal fillimisht në qytetin e Beratit për të vazhduar në Fier.

Qytetarët e Beratit i pritën me duartrokitje artistët pjesëmarrës të edicionit të 9 të “Maratona e Këngës”.

Në vendin që mund të konsiderohet si djep i këngës popullore qytetare interpretuan këngët më të dëgjuara të verës, emrat më të suksesshëm të muzikës shqiptare.

Pas përshëndetjes nga zv/kryetarja e Bashkisë së Beratit, Teuta Muçogllava dhe pritja e ngrohtë e publikut e shtyu produksionin të ri-formulojë një skaletë që zgjati deri pas mesnate.

Mbrëmja e së premtes e gjeti ekipin e “Maratona e Këngës” në qendrën e Fierit.

Admirues të artistëve pjesëmarrës në këtë spektakël të muzikës shqiptare, para se të ndizeshin dritat e këngëtarët të ngjiteshin në skenë, morën si kujtim foto e autografe.

Firakët ishin të papërmbajtshëm nga kënga e parë tek e fundit.

Janë duartrokitur artistet e rinj të muzikës hip-hop, R&B, e veteranët e tingujve popullorë. Vallja nuk u ndal asnjë moment.

Berati dhe Fieri ishte për “Maratonën e Këngës” suksesi i radhës në shikueshmëri.

Tv Klan