BERISHAIsh-Kryeministri Berisha në një intervistë eksluzive për televizionin “Klan” e ka quajtur tronditës, por jo kërcënues konfigurimin e hartës së Europës, pas fitores së ekstremistëve dhe antieuropianëve në zgjedhjet që u zhvilluan për Parlamentin Europian.

Ish-kreu i qeverisë thotë se, mbidyfishimi i rezultatit nga ekstremistët e djathtë erdhi si pasojë e krizës që preku Europën, por ai nuk përjashton edhe impaktin që sipas tij mund të ketë patur kriza në Ukrainë.

Sa i përket Shqipërisë  zoti Berisha tha se, rikonfigurimi i hartës së Europës, nuk do të ndikojë në marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian.

Ai shprehet i sigurt se, vendi i ka përmbushur ndër vite reformat dhe se i vetmi plan që duhet të ketë Shqipëria është rrugëtimi drejt Europës.

Intervistën e plotë me ish-kryeministrin Berisha do të keni mundësi t’a ndiqni në kategorinë TV KLAN – VIDEO.

TV KLAN