Nga e ashtuquajtura “Çadra e lirisë” ku opozita proteston për të 6 ditë duke kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe qeveri teknike, këtë të enjte ka mbajtur fjalim ish-kryeministri Sali Berisha. Ai e ka cilësuar Edi Ramën njësoj si terroristët e ISIS, duke e lidhur me shkatërrimin që sipas tij po i bëhet Durrësit. Akuza ka hedhur dhe për kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Vangjush Dako. 

“Sot ka dy vend në botë ku shkatërrohet, ku minohet trashëgimi kulturore. Është Durrësi, është Palmira (Palmyra), është ISIS është Edi Rama. Gjyshi është një mafioz që nxin në 24 karat, kjo nuk ka asnjë dyshim. Ky mafioz lokal nuk do të guzonte dot të priste asnjë degë peme pa urdhrin e këtij kryebandit, që rri këtu dhe mbush xhepat me paratë e shkatërrimit të Durrësit. Gjushin e kapi banda, ai ka vetëm një detyrë t’i çojë çdo të diel në Durrës qesen me para kryebanditit. Venera është 3 milion euro në xhepat e tij. Ti themi derrit-derr, kryebandit-kryebandit. Durrësin po e shkatërron Edi Rama”/tvklan.al