Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se falsifikimi i ligjit të Vettingu-t dhe i Kushtetues nëpërmjet përkthimit nuk është standard evropian por anti-evropian.

Sipas tij ky është një akt mafioz korruptiv, i turpshëm dhe poshtërues për Shqipërinë, i mafies qeveritare, që meriton ndëshkim.

Berisha thotë se ekzekutimi i këtij akti korruptim skandaloz është realizuar nga Rama dhe Xhafa nëpërmjet segmenteve të caktuara të misionit të Euralius.

Ish-kryeministri nënvizon se heshtja para këtij skandali të paprecedent i ambasadores Vllahutin, e njohur tashme për njëanësinë e saj shembullore me qeverinë, flet jo pak dhe e akuzon dhe këtë të fundit.

Berisha i bën thirrje Komisionit Europian te hetoje për këtë çështje./ TV KLAN