Pas lajmeve për dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe përgënjeshtrimit të ministrit me një status në Facebook, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Banditokracia po dridhet! Qytetaret me afër triumfit!,” shkroi Berisha. “Ra Saje qorri, banditi i dyte i shtetit, ministri skafist dhe narkotrafikant!”

Berisha tha se  “Ai me Ediskobarin mbushen Shqipërinë me kanabis dhe policinë me kriminele dhe vrasës, vendin e ka tek Shullazi, por koka e krimit dhe i pari është Ediskobari, te cilit sot ia hoqën patericën kryesore! Beteja me banditikracinë vazhdon!”