Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video të shefit të qeverisë Edi Rama gjatë një takimi me biznesmenë në Kavajë disa ditë më parë.

Gjatë bashkëbisedimit, Rama flet për investimet në Kavajë dhe pikat e turizmit në këtë qytet, duke përmendur rishtazi një “legjendë urbane” për kavajasit. 

Këtë deklaratë të Kryeministrit, Berisha e cilëson “ligjëratë të turpshme të cubit shëtitës për Kavajën”.

Deklarata e Kryeministri Edi Rama:

“Ku ndodhte ndonjëherë të lëvizte ndonjëri nga Tirana të shkonte në Kavajë për darkë ose për drekë. Ishte një Fiore këtu, edhe shkonin te Fiore ktheheshin se matanë Fiores shpellë, nuk hyje dot më. Plus që Kavaja është bërë e famshme dhe nga shumë pikëpamje, kështu që vijnë për ta parë ku është..Kavaja ka edhe këtë atraksionin tjetër, që ku janë me një fjalë…”. /tvklan.al