berisha ne fb_4Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se epidemia e plaçkitjes, ose gjobëvënies së qytetarëve, është tipari tjetër i shtetit policor të neobllokmenit Edvin Kristaq Rama.

Në një status në Facebook, Berisha shkruan se qytetarët gjobiten në kundërshtim me ligjet dhe vetëm se duhet të plotësojnë planin që kryekreu Edi Rama ka vendosur për të mbuluar shpenzimet e Policisë së Shtetit me paratë që u grabit qytetarëve për automjetet e tyre.

Ish-kryeministri shkruan se kjo epidemi, me moton “gjobë me pre”, nisi pasi Rama bëri paqe dhe vuri nën kontroll për hesap te tij Lojrat e Fatit, me të ardhurat e të cilave ishte zotuar se do të ndihmonte Policinë.

Sipas Berishës, për tu realizuar ky skenar, Rama shkriu Policinë Rrugore dhe e zëvendësoi me militantë hajdutë, së dyti, prishi sistemin e radarëve dhe fotografimit.