Ish-kryeministri dhe deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se me bllokimin e fjalës së tij i ka shpallur luftë në parlament, por paralajmëroi se opozita do t’i qëndrojë “dhëmb për dhëmb”.

“Një deputeti i jepet fjala, një kryehorr, një pis pisi, një fundërrinë që kërkon të bëhet kryeprokuror fut gardën në një akt të pashembullt, për të ndërprerë të drejtën e fjalën, të cilin e mora në përputhje të plotë me procedurën”.

“Me këtë akt ky horr shpall luftë në parlament dhe të jetë i bindur që do t’i qëndrojmë dhëmb për dhëmb dhe fije për fije kryepisit të Shqipërisë, kryehorrit të Shqipërisë, atij që kërkon sot të bëhet kryeprokuror i Shqipërisë”

, tha Berisha duke folur nga foltorja e parlamentit pas rinisjes së seancës. Kjo e fundit u ndërpre pasi Garda e Republikës bllokoi ish-kryeministrin, që të shkonte tek foltorja.

/tvklan.al