Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur me 7 vota pro që nesër në orën 10:00 të rinumërohen kutitë e kontestuara për Tiranën nga Partia Socialiste dhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitetit.

Janë 72 kuti që do të rinumërohen për të cilat PS dhe PDIU ka kundërshtuar tabelat përmbledhëse të rezultatit të zgjedhjeve të qarkut Tiranë.

PDIU, që nuk ka marrë asnjë mandat deputeti në Tiranë, thotë se i janë vjedhur votat.

Sipas PDIU, 1 mandat i takon kryetarit të saj Shpëtim Idrizi, mandat që kërkon ta marrë nga socialistët, të cilët kanë fituar 18 deputetë dhe kërkojnë të mbrojnë këtë numër.

/tvklan.al