fevziu

Ajo është më e vogla në familje. Pas tre muajsh, gazetari Bledi Fevziu u ka prezantuar fansave në profilin e tij në Instagram, një foto me vajzën e vogël, Alis.

Në një pozë shumë të ëmbël, ai shfaqet i lumtur duke luajtur me vajzën, e cila ngjason me një kukull të vogël.

I njohur për dashamirësinë e tij, në ndarjen e momenteve private të jetës së tij me ndjekësit e tij, edhe kjo foto është përgëzuar shumë nga fansat që kanë reaguar menjëherë.

“Kush ka vajza, botën ka”, thotë një shprehje e urtë, e kjo duket mëse e vërtet për drejtuesin e programit “Opinion” në Tv Klan.

Gazetari u bë baba për herë të dytë në fillim të tetorit të 2015, ndërkohë që ai ka dhe një vajzë tjetër, me emrin Mishel./tvklan.al