Javën e ardhshme, Ministria e Financave pritet të marrë një vendim, se sa do të jetë e kufiri i pataksueshëm për blerjet online. Në fillim u fol për një ulje të kufirit nga 150 euro që është aktualisht, në 22 euro, por në një prononcim të fundit për mediat, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka deklaruar se kufiri i patatueshëm do të jetë 45 euro.

Kjo do të thotë se, nëse deri tani bënit blerje në internet deri në 150 euro dhe nuk tatoheshin, me ndryshimin e ri do të filloni për çdo blerje mbi 45 euro, do të paguani TVSH dhe taksë doganore.

Nëse kalohet kufiri i pataksueshëm, atëherë blerësi paguan 20 % TVSH dhe taksë doganore që varion 2 – 15%, sipas mallit

Sipas Ministrisë së Financave ende po punohet për draftin dhe ky ndryshim bëhet për të shmangur evazonin dhe konkurencën e pandershme të subjekteve tregtare.

Nryshimi i fundit për kufirin e blerjeve online është bërë në vitin 2014, ku u vendos që të gjithë ata që blejnë online dhe u vjen produkti me postë nga jashtë vendit, do të paguajnë taksë në rast se vlera e mallit do të kalojë 20 mijë lekë dhe jo 10 mijë lekë, siç ishte vite më parë.

Tv Klan