Plotësohet kuota ditore, pala greke pezullon punën

Për të dytën radhazi janë rikthyer radhët në Pikën Doganore të Kapshticës.
Që në orët e para të mëngjesit të së dielës u plotësua kuota ditore e 300 personave me ata që kishin qëndruar gjatë natës në radhë dhe pala greke pezulloi punën.

Me mbylljen e sporteleve dhjetëra qytetarë të tjerë që kërkonin të udhëtonin drejt shtetit helen u bllokuan. Ata thonë se do të vazhdojnë të qëndrojnë në pritje. Kthimin mbrapsht nuk e konsiderojnë si mundësi.

Në segmentin që të çon drejt Kapshticës policia shqiptare ka vendosur postblloqe të cilët nuk lejojnë emigrantët të udhëtojnë drejt doganës.

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit njoftoi se kuota ditore u plotësua dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë.
Tv Klan