blBloody mary është një pije shumë popullore që lind nga bashkimi i vodkës me lëngun e domateve.

Përbërësit për 4 persona:

3/10 vodka

1/10 lëng limoni

6/10 lëng domate

1 pikë Tabasco

2 pika salcë Worcestershire

kripë dhe piper

selino

Përgatitja:

Bashkojmë të gjithë përbërësit në një shaker (enë që shërben për përgatitjen e koktejve) me pak akull brenda dhe i përziejmë mirë e mirë.

Pasi të jetë bërë një masë kremoze i shtojmë kripë dhe piper. E shpërndajmë nëpër gota, shtojmë pak akull, një copës selino ose një fetë limoni.

e.k