“Ylli Manjani tha të vertetën prandaj u shkarkua”,

i këtij mendimi është Deputeti Ben Blushi.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi shkruan se sot Republika është me e kërcënuar e më e kanabizuar.

“Njerëzit që e hoqën janë prapë bashkë. Edi Rama është më i frikësuar. Ilir Meta më i nënshtruar. Sot Republika është më e kërcënuar. Shqipëria më e kanabizuar. Rilindja më e kriminalizuar”.

Më tej, Blushi shkruan se seriali qesharak i Rilindjes do vazhdojë për kënaqësinë e Klement Balilit që e sheh duke tymosur./tvklan.al