Një makinë tip “BMW X5” është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës në lagjen “24 Maji” të Vlorës në mjetin në pronësi të qytetarit me iniciale A.S.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.


Njoftimi i policisë:

Rreth orës 00:00, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet tip “BMË X5”,  në pronësi të shtetasit A. S, banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

/tvklan.al