Editorial – “The Washington Post”

Megjithë ekzagjerimet e mëdha dhe paqartësisë që shoqërojnë aftësitë e tyre teknike, Koreja e Veriut po bën një progres të shpejtë dhe alarmues si një fuqi nukleare dhe raketore. Testimi nën tokë i një pajisjeje nukleare të Dielën – për të cilën Peniani deklaroi se ishte një bombë me hidrogjen – ka prodhuar rendimentim më të madh nga 6 shpërthimet bërthamore që prej vitit 2006. Përballë kësaj sfide në rritje, përgjigjja e pjesës tjetër të botës, të udhëhequr nga SHBA-të dhe Kina, është një paqartësi e madhe. 

Nuk ka asnjë zgjidhje ushtarake për këtë krizë. Pavarësisht se Presidenti Trump shfryu disa javë me parë duke kërcënuar me “furi dhe egërsi që bota nuk kishte parë kurrë më parë”, një luftë e mundshme mund të gllabëronte Seulin, vetëm 35 milje nga kufiri mes dy koreve. Nuk ka asgjë të gabuar me shfaqet e forcës të paramenduara për të penguar liderin e Koresë së Veriut, Kim Jon Un, por përfundimisht, rreziku që ai paraqet nuk mund të zgjidhet nga veprimet parandaluese të SHBA-ve, pa një kosto të madhe për të dy koretë.

Nëse administrata Trump do të pranojë realitetin, Kina dhe shtetet e tjera duhet të përqafojnë në mënyrë më tërësore nevojën për sanksione dhe masa të tjera – përfshirë operacionet ‘cyber ‘dhe informacionit – për të rritur konsiderueshëm presionin mbi Korenë e Veriut. Raundi i fundi i sanksioneve të OKB-së do të ishte efektiv vetëm nëse Kina i implementon agresivisht, ndryshe nga qasja me gjysmëzemër e së shkuarës. Dhe më shumë duhet bërë për të dobësuar fuqinë e regjimit mbi popullatën e tij, përfshirë kërkimin e mënyrave për të shtyrë për më shumë komunikim përtej kufijve të Koresë së Veriut – dhe lejimin e më shumë refugjatëve të dalin jashtë.

Si përfundim, pavarësisht rekordit të gjatë të Koresë së Veriut për thyerjen e marrëveshjeve, negociatat mund të jenë rruga për tek zgjidhja. Por dobia e bisedimeve për momentin duket e dyshimtë, dhe përgjigjja për testet e fundit nukleare dhe raketore nuk është ofrimi i dialogut të pakushtëzuar. Ajo çka duhet është një mesazh i unifikuar dhe koherent nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre. Në vend të kësaj, Trump nxit përçarje dhe konfuzionin.

Një ditë ai kërcënon me “zjarr dhe furi”, më pas sekretari i tij i mbrojtjes përgjigjet duke nënvizuar rëndësinë e diplomacisë ose duke thënë se të gjithë opsionet janë në tryezë. Më 16 gusht Trump tha para kohe se kishte zbuluar përmbajtje tek Kim Jong Un. Të dielën, në mënyrë joprofesionale, qortoi Korenë e Jugut për “qetësimin” e Veriut duke kërcënuar në mënyrë jorealiste t’i japë fund tregtisë së Amerikës mes “cilindo shtet që bën biznes me Korenë e Veriut”.

Trump duket i pavëmendshëm ndaj domosdoshmërisë që Koreja e Jugut dhe Japonia të ndjejnë një mbështetje të fortë dhe solide të SHBA-ve dhe që Koreja e Veriut të shikojë një front të unifikuar përballë. Pas tweeteve ofenduese, “The Post” raportoi këtë fundjavë se Presidenti kërkon të flakë tej marrëveshjen për tregti të lirë me Korenë e Jugut. Kjo do të ishte një lëvizje gjerësisht e papërgjegjshme, duke minuar marrëdhëniet me Korenë e Jugut në momentin më të keq të mundshëm. Po ashtu, do të ishte një dhuratë për Kim-in, i cili ëndërron të ndajë lidhjen mes Seulit dhe Uashingtonit.

Kim mund ta shikojë shumë mirë konfuzionin në përgjigje ndaj provokimeve të tij të fundit dhe të ndihet i patrembur. Kjo vetëm se shton rreziqet.

Shqipëroi: tvklan.al