Në një reagim të saj, ish-ministrja Majlinda Bregu shpjegon mungesën në ceremoninë e 27-vjetorit të PD-së. Ajo thotë se ftesa ishte një formalitet për ‘qokë’ ndaj Lulzim Bashës ndaj nuk mund të bëjë ‘qokë’ në shtëpinë e saj.

Sipas Bregut, kjo e sotmja nuk mund të jetë dita e bashkimit, sepse premtimi i sotëm për bashkim, garë e reflektim s’është asgjë tjetër veçse farsa e radhës.

Bregu shkruan se bashkimi nuk ka sesi të vijë pa reflektuar më parë për ndarjen e pa marrë më parë përgjegjësinë për fyerjen që u është bërë demokratëve, apo dhe për katandisjen që iu bë Shqipërisë pas 27 viteve demokraci, duke e lënë në pikë të hallit, siç nuk ka qenë kurrë më parë, pa opozitë.

“Dhe meqë unë s’ jam as tek themeluesit, as tek përmbaruesit, zgjodha të mos shkoj”

– e mbyll Bregu reagimin e saj.

Tv Klan