Xhanluixhi Bufon shprehet se Juventusi e humbi ADN e vet me ardhjen e Kristiano Ronaldos në ekip. Portieri veteran shpjegon se përse “Zonja e Vjetër” dështoi në Evropë, pavarësisht se kishte në skuadër një yll si portugezi.

Sulmuesi 36 vjeçar u bë pjesë e bardhezinjve në 2018, ndërsa torinezët kërkonin me ngulm Ligën e Kampioneve, pasi humbën finalen e 2017-ës.

Sezonin e shkuar, Juvja doli e katërta në renditje, ndërsa 36-vjeçari në verë u transferua te Junajtid.

“Juventusi kishte shansin që të fitonte Ligën e Kampioneve vitin e parë që CR7 erdhi. Në atë kohë unë isha te PSG-ja dhe nuk e kuptova se çfarë ndodhi kur u eliminuan në çerekfinale nga Ajaksi. Kur u ktheva punova me të për dy vite dhe bëmë gjëra të mira. Por mendoj se Juvja e humbi ADN si grup. Shkuam në finalen e 2017-s se ishim një ekip me shumë ekseperiencë, mbi të gjitha ishim si trup i vetëm dhe kishte konkurrencë për vendet, e grupi ishte mjaft i fortë. E humbëm këtë me Ronaldon”

Në këtë sezon, bardhezinjtë janë të pestët në Serinë A,12 pikë larg Interin në krye. Drejtuesit kthyen Maks Alegrin në stol, me të cilin arritën suksese të mëdha dhe 54-vjeçari nuk e donte portugezin në ekip. Madje ai kërkoi largimin, sepse ekipi nuk rritej dot. Ylli portugez ka realizuar 101 gola në 134 takime me “Zonjën e Vjetër”  dhe fitoi dy herë skudeton dhe Kupën e Italisë.

Klan News