Capture

Nësë jeni në kërkim të një makinë super të shpejtë dhe të personalizuar ajo është gati. Kompania franceze e makinave,  Bugati ka deklaruar se është gati për të hedhur në treg, Bugati “Chiron”, një makinë 2 milionë dollarë, modeli i të cilës ende nuk është bërë publik. Deri tani, pavarësisht faktit, që nuk ka një pamje të Bugati Chiron, janë bërë 100 porosi për këtë makinë.

Yahoo shkruan se Chiron do prezantohet në Genova, në mars, gjatë shfaqjes  së motorrave. Edhe pse kompania nuk ka njoftuar akoma një çmim zyrtar, flitet që shuma e “Chiron” do jetë rreth 2.4 milionë dollarë. Për të porositur makinën, kërkohet një paradhënie prej 200.000 mijë dollarësh.

“ Chiron” është pasardhësi i “ Bugati Veyron” i cilli u hodh në treg në 2005 dhe u bë makina më e shpejtë në planet.

Presidenti i Bugatit, Wolfgang Durheimer u shpreh se kjo kompani do vazhdojë të prodhojë makinat sportive më luksoze, më të shpejta, më të fuqishme. “ Chiron do  vendosë standarte të reja”, përfundoi  Durheimer./tvklan.al