Gjykata e Lezhës la në burg Jetmir Mzhiken, kreun e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Kurbinit me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërsa po për të njëjtën akuzë ka lënë në arrest shtëpie, ish-kreun e IMT-së, Flori Gjini.

Gjithashtu, gjykata ka vendosur pezullimin nga detyra per tre inspektorët, Rivelion Ismalaj, Shan Preçi dhe Artur Perdoda. Sipas vendimit të dhënë, 5 zyrtarët kanë lejuar ndërtimin e një objekti pa leje në zonën e lagunës së Patokut.

Tv Klan