Gjykata për Krimet e Rënda ka lënë në burg Laureta Lamën dhe Bashkim Hasanin, të cilët u arrestuan 3 ditë më parë në tragetin e Linjës Durrës-Bari me 2,3 kilogramë heroinë. 38-vjeçarja Lama ka mohuar përfshirjen e saj në këtë trafik duke i thënë gjykatës se nuk e dinte se çarë kishte futur ne dhomë Hasani. Sipas saj ajo ishte nisur tek një afërm në Itali sëbashku me dy fëmijët.

Me ta do të udhëtonte edhe 67-vjeçari. Ndërkohë për Erlin Çaushin është caktuar masa e sigurisë arrest me burg në mungesë pasi lënda narkotike dyshohej se po trafikohej për llogari të tij. Policia e gjeti drogën në dhomën e tragetit e ndarë në disa pako. Policia për këtë rast prangosi punonjësin e policisë Agim Shaba me detyrë ndihmës kontrollor që lejoi kalimin e çiftit megjithëse kishte informacion se ata mund të trafikonin sende të paligjshme. Destinacioni i saj ishte Bolonja. Ndërkohë prokuroria dyshon se pjesë e këtij rrjeti janë edhe të tjerë persona dhe po bashkëpunohet me autoritet italiane për të identifikuar pritësin e heroinës.

Tv Klan