byreku me qepe dhe djathePërbërësit:

450 gram miell

Miell pluhur për pjekje

120 gram galpë i pakripur

1 e verdhë veze

50 gram djathë

120 ml ujë

Kripë sipas dëshirës

Për mbushjen:

1 kokërr patate

2 qepë

50 ml qumësht

150 gram djathë i integruar

Gjysmë luge caji mustard

Piper i kuq, kripë, piper i zi

Përgatitja:

Në fillim përzjejmë miellin, pluhurin e posaçëm për pjekje, kripë, gjapë dhe vezët bashkë me të verdhën e vezës. I shtojmë djathin e integruar dhe e përziejmë mirë deri sa të krijohet një masë homogjene.

Gradualisht i shtojmë ujin dhe vazhdojmë e përziejmë sërish. Vazhdoni përzjerjen derisa masa të krijohet si brumë. Pasi të jetë krijuar brumi vendoseni në frigorifer për një orë.

Ndërkohë në një tigan shtoni fetat e qepës dhe skuqini ato në zjarr të ngadaltë deri në 2-3 minuta, deri sa të zbuten.

Shtojini më pas miell dhe vazhdoni përzierjen bashkë me qepët. Shtoni qumësht dhe përzijeni mirë.

Paraprakisht ngrohni furrën në 180 gradë. Në një tepsi për byrekë hidhni pak miell në fund të saj, për të mos u ngjitur brumi gjatë pjekjes.

Ndërkohë brumin e nxirrni nga frogoriferi, hapni dy petë. Shtrojini ato në tavë dhe në mes hidhni të dyja masat e përgatitura, të përzjera me njëra – tjetrën.

Piqeni në furrën që keni përgatitur më parë jo më shumë se 60 minuta.

tvklan.al