“E ftoj zv.kryeministrin në cilësinë e njësisë së Task-Forcës të analizojë rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit që nuk mund të fshihet nën petkun politik. Karteli i drogës vazhdon të ketë në dorë Drejtorin e Policisë së Shtetit dhe po vazhdon ta përdorë”.

Kësaj deklarate të nënkryetarit të LSI Luan Rama, drejtori i Përgjithshëm i Policise i është përgjigjur pa shumë ngjyra, madje duke e justifikuar si të nxitur nga ethet e fushatës elektorale.

“Policia e Shtetit është e angazhuar totalisht në zbatimin rigoroz të ligjit, në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe aktet e tjera normative që rregullojnë punën e saj. Mirëkuptoj çdo subjekt të caktuar politik, që në emocionet e veta dhe kushtet e etheve dhe të temperaturave të fushatës elektorale, ka shprehjet dhe të drejtat e veta”,

tha Haki Çako.

Drejtuesit më të lartë të LSI kanë lëshuar gjatë kësaj fushate akuza të forta në adresë të Policisë së Shtetit, se po përdoret për interesa politike kundër partisë së themeluar nga Ilir Meta. TV KLAN