“Çdo jetë ka rëndësi në Dubai”, kështu është shprehur Zyra Mediatike e Dubait në rrjetin social X, ku kanë publikuar videon e shpëtimit të një maceje nga përmbytjet masive që përfshinë qytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në pamjet e bëra publike, macja shihet duke u mbajtur në derën e një makinë të zhytur nën ujë. Qimet e saj bardhë e zi duken të lagura nga ujërat e dendur, kur shpëtuesit e saj u afruan dhe e morën me vete në një kajak.

Por macja nuk ishte e vetmja kafshë e shpëtuar nga përmbytjet. Anëtarët e “Abu Dhabi Animal Rescue and Foster Group” vazhdojnë të postojnë në “Facebook” imazhe apo histori të kafshëve të shpëtuara nga stuhia, të cilët bëjnë thirrje që të gjenden shtëpi që të kujdesen për to.

Shiu ka shkaktuar përmbytje të mëdha në Dubai, ndërsa rrugët u kthyen në lumenj dhe uji i vrullshëm përmbyti shtëpi dhe biznese. Pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait u mbulua nga uji, ndërsa fluturimet u anuluan për shkak të erërave të forta, rebesheve si dhe dukshëmërisë së ulët./tvklan.al