Jeta e tij, krijimet më të bukura, meloditë që përbëjnë kujtesën e muzikës shqiptare, çaste të jetuara me bashkudhëtarë, nxënës e studentë u kënduan dhe u rrëfyen në një mbrëmje që “C’est La Vie” ia dedikoi Aleksandër Lalos.

Krijimtaria e tij, ajo që shënjoi kapërcime të rëndësishme në gjithë rrugëtimin artistik të mjeshtrit erdhi përmes zërave të konkurrentëve të “C’est La Vie” dhe të ftuarve të ftuar të veçantë që rruga ajo e festivaleve, kinematografisë, studimeve apo e lagjes u bashkua me atë të Aleksandër Lalos.

Për të nderuar njeriun me të cilin pati edhe më shumë bashkëpunime, Luan Zhegu, zëri i të cilit na kishte munguar, këndoi “Kompozitori dhe fëmijët”

Autori i këngëve Jorgo Papingji dhe aktorja e njohur Tinka Kurti rrëfyen për vite të jetuara me Aleksandër Lalon.

Për herë të parë Lalon e dëgjuam me instrumentin që i zgjoi dashurinë për muzikën dhe kompozimin në fillimet e tij.

Kënga që mjeshtri i kushtoi bashkëshortes së tij “Marga ime” u pri nga një moment që miku i ngushtë poeti dhe kineasti Petrit Ruka ndau me publikun.

Karrigia ku Aleksandër Lalo u ul si një nga anëtarët e jurisë së spektaklit “C’est La Vie” do të qëndrojë kështu…për të na kujtuar mjeshtrin, drejtësinë, vërtetësinë dhe profesionalizmin e tij

.

Tv Klan