Një event mode në zemër të Havanës revolucionare.

Prezantimi i koleksionin “Crociera” nga marka e njohur “Chanel”, dje në mbrëmje në Paseo del Prado në kryeqytetin e Kubës, është një tjetër aspekt i hapjes ndaj botës të vendit komunist.

Ashtu si në çdo event të markës franceze, nuk kanë munguar yje dhe spektakli.

Makinat e vjetra amerikane të epokës së para-revolucionit kanë sjellë në vend takim personazhet, që banorët e Havanës, i kanë parë vetëm për së largu.

Të ftuar kanë qenë emra si aktori Vin Diesel, që ndodhet aktualisht në Kubë, për xhirimet e ‘Fast and Furious 8’, aktorja Tilda Swinton, modelja Gisele Bundchen si dhe Omara Portuondo.

E gjitha sfilata ka ardhur në një atmosferë mitike, e ndjekur me kujdes nga syri i Karl Lagerfeld, stilisti i “Chanel”, i cili për këtë rast ka veshur një xhaketë shumëngjyrëshe, ndryshe nga ajo e zeza që mban zakonisht./tvklan.al