theron-cutie

Charlize Theron tashmë është nënë e dy fëmijëve. Aktorja e famshme hollivudiane ka adoptuar fëmijën e saj të dytë, një vajzë e cila quhet August.

Lajmi bëhet i ditur nga revista “People”, që shkruan se vogëlushja afro – amerikane ka lindur në Korrik.

39 – vjeçarja Theron e adoptoi fëmijën e parë në 2012.

Më parë, në një intervistë për “Vogue” aktorja tha se kishte dashur gjithnjë të kishte një familje.

“Të jem e sinqertë kam dashur gjithnjë të kisha një familje. Shpresoj që të jem si nëna ime. E drejtë, e fortë dhe mbështetje për fëmijët e mi”, deklaroi Theron. /tvklan.al