Një çift ka mësuar lajmin e hidhur se kanë vetëm një muaj kohë, pasi janë diagnostikuar me kancer.

Ed dhe Karen Steeart tani po përpiqen të shijojnë kohën e mbetur me fëmijët Keeva, Finn dhe Erin.

Çifti, nga Dublini, Irlandë, u ka bërë thirrje edhe prindërve të tjerë që të shkojnë direkt tek mjeku nëse janë të sëmurë dhe të bëjnë kontrolle duke mos e lënë veten e tyre pas dore.

Karen, 36 vjeçe, ka qenë më parë e diagnostikuar me kancer, por sëmundja i është rikthyer pas 16 vitesh. Ndërsa burri i saj , Ed, 42 vjeç, mësoi se i ishte shfaqur kanceri javët e fundit.

Miqtë e tyre kanë nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve për çiftin që të gëzojnë ditët e fundit me fëmijët Keeva, 10 vjeç, Finn 8 vjeç dhe Erin, 4 vjeç./tvklan.al