cigarja elektronikeCigaret elektronike jo vetëm që dëmtojnë shëndetin tuaj, por tani është zbuluar se edhe kompjuteri mund të marrë viruse.

Një përdorues pretendon se kompjuteri i tij është infektuar nga viruse të marra si pasojë e cigares elektronike që ai përdorte dhe ekspertët thonë se ky problem mund të bëhet më i madh në të ardhmen.

Ai pretendon se ka zbuluar rastin e parë në botë se kompjuteri mund të infektohet edhe nga përdorimi i cigareve elektronike pranë tij.

Ai vuri re se kompjuteri ishte infektuar, por pas konsultimit me IT-të dhe specialistët nuk arriti të gjente burimin e virusit.

Teksa IT-të kërkonin arsyen, përdoruesin e pyetën nëse kohët e fundit ai ka ndryshuar diçka.

Përgjigja e tij ishte se prej dy javësh kishte lënë cigaren dhe e kishte zëvendësuar këtë të fundit me pajisje elektronike.

k.p