Numri i këngëtarëve të muzikës së lehtë vitet e fundit është rritur ndjeshëm, duke shkatuar debate për dëmtimin e muzikës shqiptare. Por muzika që prodhohet sot është shumë më cilësore se ajo që prodhohej dikur dhe krijimtaria e ka pasuruar muzikën shqiptare.

Për të diskutuar mbi këtë çështje në emisionin “Opinion” ishin të ftuar producentja Zana Çela, gazetaret Zefina Hasani dhe Iva Tiço, këngëtaret Çiljeta Xhilaga, Rezarta Shkurta dhe Jonida Maliqi, tekstshkruesi Pandi Laço dhe kantautori Bojken Lako./tvklan.al