Mungesa në përballjen e Manchester

Kjo e diel në Angli do ta çojë vëmendjen e ndjekësve të futbollit në Manchester. Dy skuadrat e këtij qyteti përballen në derbin e parë të sezonit. City i Guardiloa do të përballen me një United të ringjallur që ka fituar katër ndeshjet e fundit në kampionat pas një fillimi të vështirë të sezonit.

United do të ketë detyrën e madhe për të mbajtur nën kontroll Erling Haaland, i cili ka bërë një fillim të shkëlqyeshëm në karrierën e tij në City me 11 gola në shtatë ndeshje në Premier League.

Norvegjezi shtatlartë do të përballet me Lisandro Martinezin e vogël në mbrojtjen e United, por Guardiola tha se do të ishte gabim të nënvlerësohej argjentinasi pavarësisht diferencës fizike midis dy lojtarëve.

Ndërkohë, në kampin e Manchester United, sulmuesit Marcus Rashford dhe Anthony Martial janë rikthyer në stërvitje, por kapiteni Harry Maguire do të mungojë për shkak dëmtimi.

Ecuria me fitore e United i ka parë ata të ngrihen nga fundi i tabelës në vendin e pestë pas gjashtë ndeshjeve. Djajve të Kuq iu duhet fitorja me Manchester pasi në muajin tetor do të luajnë plot 9 ndeshje në të gjitha garat kombëtare dhe europiane.

Tv Klan