Gazeta italiane “Corriere della Sera” i është rikthyer dosjes së shqiptari Alban Haki Elezi, 38 – vjeç, i arrestuar në vendin fqinj dhe më pas i dëbuar me akuzën e përhapjes së propagandës së ISIS e rekrutimit të ushtarëve për Shtetin Islamik.

Në artikullin me titull

“Një xhihadist i dëbuar nga Breshia, lidhje me Al Baghdad”

, thuhet se

“emri i Alban Elezit është shfaqur në disa hetime të lidhura me kreun e ISIS, Abu Bakr al Baghdadi”

.

Elezi ka patur kontakte të drejtpërdrejta në rrjet me Kalifin e Shtetit Islamik. Sipas të njëjtave burime lidhjet e Alban Elezit me Abu Bakr al Baghdadin, vazhdojnë ende.

Alban Elezi u arrestua në kuadër të operacionit

Balkan Connection,

por Gjykata e Apelit të Breshias e la të lirë në mungesë të provave që të faktonin lidhjet e tij me ISIS. Lirimi i tij u shoqërua me dëbimin nga Italia.

Me urdhër të Ministrisë së Brendshme, Alban Elezi u kthye në Shqipëri në Korrik të vitit 2015. Aktualisht ai gjendet në Shqipëri ndërsa autoritetet thonë se vijojnë hetimet për lidhjet e tij.

Tv Klan