Skënderbeu përsëriti suksesin e 2 viteve më parë, madje me një rrugëtim më të vështirë, pasi iu desh të kalonte katër ture për të mbërritur në grupet e Europa Ligë. Trajneri Ilir Daja dhe futbollistët po pushojnë disa ditë, por vëmendja shkon sërish te përvoja e kësaj vere në kualifikueset e kupave të Europës.

Ilir Daja (Trajner i Skënderbeut)

Ndeshja më e vështirë për stafin teknik ishte me Sant Julia, pasi një gabim do të ishte fatal. Kundështari më i fortë ishte në play off. Ndeshja e fundit për ngarkesën emocionale dhe kënaqësinë që i sollën të gjithëve.

Shorti i fazës në grupe të Europa League e vendos Skenderbeun përballë Dinamo Kiev, Partizan Beograd dhe Young Boys. Ilir Dajës i duhet kohë për të analizuar kundërshtarët.

Ilir Daja (Trajner i Skënderbeut)

Më duhet të bëj një analizë teknike, pasi dinamika e ekipeve është shumë e shpejtë. Ne do tentojmë që të bëjmë maksimumin, por nuk jemi të gatshëm për të synuar kalimin e grupeve, por futbolli të lejon të bësh edhe surprizën.

Takimi parë do të jetë ndaj Dinamo Kiev në Ukrainë, por ndeshja e Beogradit ka një ngaresë emocionale. Ilir Daja kërkon ta shikojë vetëm fushën e lojës.

Ilir Daja (Trajner i Skënderbeut)

Mendoj që duhet të fokusohemi në aspektin sportiv. Popujt e Ballkanit janë pothuajse njësoj, ndoshta politikat mund të jenë të gabuara.

Objektiv në këtë përvojë është edhe promovimi i futbollistëve të rinj, të cilët mund të sjellin të ardhura në rast transferimi në një kampionat tjetër. Arritja në Europë nuk ka shmangur vëmendjen nga kampionati.

Ilir Daja (Trajner i Skënderbeut)

Duhet të kemi vazhdimësi, atë që bëmë në Europa League ta bëjmë edhe në kampionat.

Skuadra pritet të nisë përgatitjet të hënën në Korçë, për të përballuar një sezon që të paktën në pjesën e parë të tij do të jetë në 3 fronte, kampionat, kupë dhe Europë.

Tv Klan