Danimarka shmangu një humbje katastrofale me Sllovakinë të mërkurën në Tërnava edhe pse në fushë ishin lojtarët e përfaqësueses së futbollit të sallës dhe të ligave të ulëta. Skuadra daneze u mund me rezultatin 3 – 0, ndërsa ajo sllovake zotëroi sfidën edhe në qarkullimin e topit, 72% të kohës.

Një grup u formuar në momentet e fundit, të gjithë debutues në këtë nivel dhe të drejtuar nga trajneri provizor John Jensen, kampion i Europës si futbollist në 1992. Por si do të veprohet të dielën ku të luhet ndaj Uellsit në Kopenhagen në sfidën e parë të Ligës së Kombeve?

Futbollistët e Danimarkës të cilët morën pjesë në finalet e botërorit nuk pranojnë të bëhen pjesë e ekipit për shkak të mosmarrveshjeve me federatën rreth kontratave të sponsorizimit dhe të drejtat e imazhit. Situata është e vështirë dhe ende nuk ka një marrëveshje.

Danimarka mund rrezikon të pësojë një humbje më të thellë se ajo e 1937 kur u mund 8 – 0 nga Gjermania.

Tv Klan