Për Departamentin Amerikan të Shtetit është e rëndësishme që të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme.

E theksoi ketë nënsekretari i Shtetit për çështjet politike, ambasadori Tomas Shenon, në një takim që pati në Uashington me ministrin e Jashtëm shqiptar.

Ambasadori Shannon theksoi gjithashtu rëndësinë që të gjitha partitë politike në Shqipëri të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare

”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit. 

Qëndrimi i nënsekretarit Shenon vjen në një kohë kur nga njëra anë opozita insiston se nuk do të shkojë në zgjedhje pa qeveri teknike dhe nga ana tjetër qeveria këmbëngul në zhvillimin e zgjedhjeve më 18 qershor, qoftë edhe pa pjesëmarrjen e opozitës dhe e akuzon atë se e ka bojkotuar parlamentin për të mos votuar Vettingun.

Përsa i përket reformës në drejtësi, nënsekretari Shenon ka rikonfirmuar mbështetjen e fortë të Uashingtonit për përpjekjet e Shqipërisë për këtë reformë.

Mbështetjen për përpjekjet për jetësimin e reformës e konfirmoi një ditë më parë edhe Shtëpia e Bardhë nëpërmjet zëvendës –këshilltares së presidentit Trump për sigurinë kombëtare,  MekFarland.

Tv Klan